Sot kanë filluar xhirimet e filmit “Sirin” me regji të regjisorit malazez, Senad Shahmanovic.
Kështu bëri të ditur aktori kosovar, Fatmir Spahiu, i cili informoi se në filmin “Sirin” njërin prej roleve kryesore e luan aktorja kosovare, Majlinda Kosumoviq, e cila do të luajë krahas asktoreve të njohura evropiane si: Danica Curicic, pastaj ylli i filmit boshnjak, “Qui Vadia Aida”, Jasna Djuricic etj.
Në filmin “Sirin”, në role të tjera do të luajnë: Fatmir Spahiu, Simon Shkreli, Bashkim Alaj etj.
Xhirimet e filmit do të bëhet kryesisht në Ulqin dhe Podgoricë.
Premiera e filmit pritet të jepet në fund të vitit.
Ndryshe, filmi “Sirin” është bashkëprodhim i Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Kroacisë.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...