Trajneri i Lille e lavdëron Zhegrovën, thotë se do të ftohet për ndeshjen ndaj Marseille - Gazeta Express
string(87) "trajneri-i-lille-e-lavderon-zhegroven-thote-se-do-te-ftohet-per-ndeshjen-ndaj-marseille"

Trajneri i Lille e lavdëron Zhegrovën, thotë se do të ftohet për ndeshjen ndaj Marseille

Sport

Gazeta Express

15/01/2022 15:40

Jocelyn Gourvennec, trajneri i Lille, ka vetëm fjalë të mira për afrimin e ri, Edon Zhegrova.

Nuk ka asnjë dyshim në potecialin e talentit të Kosovës, por për të zënë vend në formacion, Gourvennec ia ka bërë të qartë se ka shumë konkurrencë në skuadër dhe duhet të dëshmojë veten.

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu ka konfirmuar se do të ftohet në skuadër për sfidën që Lille e zhvillon të dielën me Marseille, por nuk ka treguar nëse do të debutojë me kampionin e Francës.

‘Edoni është mirë. Ai kishte stërvitur me Baselin. Ai do të udhëtojë me ne. Është mirë që ai është menjëherë me ne. Edoni është i lumtur që është këtu. Është një lojtar me potencial të madh dhe ka shumë dëshirë”, tha trajneri i Lille.

Sa i përket konkurrencës, ai shtoi: ‘Edoni është më shumë një lojtar krahu. Cilësitë e Edonit me të Jorkos janë më ndryshe, ai i solli shumë klubit. Kështu që Edoni duhet të provojë veten”. /Gazeta Express/