North West i kërkon falje nënës Kim Kardashian, për këtë arsye - Gazeta Express
string(61) "north-west-i-kerkon-falje-nenes-kim-kardashian-per-kete-arsye"

Yjet

Gazeta Express

16/12/2021 22:34

North West i kërkon falje nënës Kim Kardashian, për këtë arsye

Yjet

Gazeta Express

16/12/2021 22:34

Kim Kardashian ka thënë se vajza e saj North West (8) i ka kërkuar falje asaj pasi pasi që kishte transmetuar një video direkt në Tiktok nga shtëpia e familjes pa njohurinë e saj…por e kupton atë se pse e ka thyer këtë rregull. “Është binjakja e Kanyeçit”, ka thënë ajo.

Pronarja e SKIMS, 41 vjeçarja Kim Kardashian ka realizuar një intervistë me ish shkrimtaren e Op-Ed të New York Times, Bari Weiss dhe kanalin e saj Substack dhe rubrikën “Common Sense”.

Intervista vije pasi që vajza e saj tetë vjeçare, North West të dielën bëri një xhirim brenda shtëpisë së tyre të njohur dhe ekskluzive duke e transmetuar atë direkt në TikTok pa leje të saj.

Fëmija i parë i Kim e bëri këtë transmetim para 3.1 milionë ndjekësve të saj në TikTok.

North i tregoi fansave të saj brendësinë e shtëpisë luksoze të saj derisa hyri edhe në dhomën e gjumit të Kim, ku ajo ishte e shtrirë.

Kim tha se fëmija i parë i saj i ka kërkuar falje për incidentin por ajo e kupton prirjen e saj për t’i thyer rregullat e shtëpisë.

“Kuptohet, është vajza e Kanye West. Harrojeni, ajo është binjakja e tij. Kështu që ajo do të vazhdojë definitivisht të bëjë të tilla gjëra”, shpjegoi ajo.

Kim ka folur edhe për disa tema të tjera gjatë intervistës së saj me Weiss, përfshirë edhe kulturën “qesharake”, e cila është plagë për Amerikën.

Kardashian po ashtu ka thënë se asaj tani i vije keq që deturoi Kanye ta hiqte kapelën e tij MAGA gjatë paraqitjes se tyre në emisionin “Saturday Night Live”. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement