Mbyllet pjesa e parë në Pragë, Kosova po mposhtet 2-0 nga Çekia - Gazeta Express
string(62) "mbyllet-pjesa-e-pare-ne-prage-kosova-po-mposhtet-2-0-nga-cekia"

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 16:49

Mbyllet pjesa e parë në Pragë, Kosova po mposhtet 2-0 nga Çekia

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 16:49

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes kombëtares së Çekisë dhe kombëtares së Kosovës.

Në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Epet Arena”, në Pragë, është kombëtarja vendase që po fiton pas 45-minutëshit të parë, me rezultatin prej 2-0.

Çekët kanë dominuar pothuajse gjatë tërë pjesës së parë, me Adam Hlozekin që shkëlqeu gjatë kësaj periudhe.

Hlozeki e krijoi golin e parë, pas një depërtimi fantastik në anën e djathtë të Kosovës, me krosimin e tij që gjeti këmbën e David Douderas, e më pak edhe kokën e Tomas Ladras.

Ky gol erdhi në minutën e 12-të të përballjes.

Golin e dytë, çekët e shënuan në minuntën e 32-të, 20-të minuta më vonë, me anë të Adam Hlozekit, që shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve.

Kosova nuk pati shumë raste të mira shënimi, duke rrezikuar një herë më anë të Albion Rrahmanit, dhe një herë tjetër me Mërgim Vojvodën.

Çekia do të luajë në Botërorin e kësaj vere, me Kosovën që dështoi në finalen e “play-offit”, pasi u mposht nga Turqia./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement