Kryetari i Junikut nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ruzhdi Shehu ka marrë pjesë në një tubim zgjedhor në Bavari të Gjermanisë.
“Sot kam marrë pjesë në tubimin zgjedhor të degës së LDK-së në Bavari të Gjermanisë. Faleminderit pafund për mirëpritjen dhe organizimin e jashtëzakonshëm ku ishin prezent me qindra pjesëmarrës”, njoftoi Shehu përmes një postimi në Facebook.
Mërgata” e Kosovës është e bashkuar dhe e vendosur për të vulosur fitoren e LDK-së”, tha ai.
Shehu tha se më 7 qershor mërgata do të jetë përcaktuwse e një monenti të rëndësishëm.
“Më 7 qershor, do të dëshmohet se mërgata e Kosovës nuk është vetëm mbështetëse e shtetit tonë, por edhe përcaktuese e momenteve më të rëndësishme të tij. Ashtu siç qëndruan pranë Kosovës në ditët më të vështira, mërgata do të qëndroj pranë Kosovës edhe me 7 qershor, të bashkuar, me besim dhe me përgjegjësi”
“Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti e bekoftë mërgatën e Kosovës!
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës! #113LDK #BASHKOHU!”, shkroi Shehu.