Curry në historinë e NBA, e thyen rekordin për më së shumti trepikësha - Gazeta Express
string(69) "curry-ne-historine-e-nba-e-thyen-rekordin-per-me-se-shumti-trepikesha"

Curry në historinë e NBA, e thyen rekordin për më së shumti trepikësha

Basketboll

Gazeta Express

15/12/2021 10:36

Stephen Curry ishtë tashmë gjuajtësi më i mirë në histori para kësaj ndeshjeje të fundit që luajti në në “Madison Square Garden”, në Mekën e basketbollit, në Manhattan.

Ai ishte tashmë babai i revolucionit që ka transformuar NBA-në në dekadën e fundit. Por tani është gjithashtu lojtari që ka shënuar më shumë trepikësha në historinë e NBA.

Lexo Edhe:

Si në një skenar të përgatitur më parë, Curry priti parketin e Mekës së basketbollit, një nga skenat më të mëdha në botën e sportit. Në vitin e 75-të të Ligës, në zemër të Manhattanit dhe kundër Knicksave, u bë lojtari me më shumë trepikësha të shënuar (2974) pasi kaloi rekordin e Ray Allen (2973), mbretërimi i të cilit ka zgjatur një dekadë.

Sa i përket ndeshjes, Golden Satate Ëarriors triumfuan 105-96 ndaj Neë York Nicks, duke ruajtur kryesimin në Konferencën e Perëndimit me 23 fitore dhe vetëm pesë humbje.

Steph Curry e mbyll takimin me 22 pikë, si pikëshënuesi i dytë më i mirë pas Julius Rundle të Nicks, që realizoi në total 31 pikë.