Sylvester Stallone (75) ka thënë se ai ishte afër vdekjes gjatë xhirimit të filmit Rocky IV, madje murgeshat “ishin lutur” për të pasi që Dolph Lundgren e grushtojë në zemrën e tij
Sylvester Stallone ishte afër vdekjes gjatë xhirimit të Rocky IV.
Aktori 75 vjeçar ka rikuajtuar se si mjekët frikësoheshin që ai do të “takohej me engjëjt” pasi ai ishte lënduar shumë keq nga Dolph Lundgren – i cili luante antagonistin e Rockyit Ivan Drago në filmin që u xhirua më 1985 – ku skena me dyluftim shkoi shumë keq.
Sly, i cili luante Rocky Balboan në trilogjinë e dramës sportive, gjeti disa murgesha që luteshin për të në kujdesin intensivë pasi që Dolph “trazoi” zemrën e tij me grushtin e tij të fortë.
“Në raundin e parë, kur ai me nokautoi, ajo është skenë reale”, kishte thënë Stallone para publikimit të versionit të ri filmik, transmeton GazetaExpress.
“Ai me goditi në valvul dhe unë nuk u ndjeva mirë në atë moment por më vonë, gjatë natës, zemra ime filloi të fryhej”.
“Ai me kishte mavijosur buzë qeses kardiovaskulare, e cila është pjesa ku zemra godet kraharorin – është sikur gjatë aksidentit me makinë kur gjoksi godet timonin”.
“Tensioni i gjakut shkoi në 260. Ata menduan që unë isha duke biseduar me engjëjt”, tregon Stalone.
Sly kishte pranuar më parë që ai ishte i “zemëruar” që nuk ishte marrë me montazhën në filmat e Rockyit, pavarësisht faktit që ai kishte krijuar këtë film dhe shkroi skenarët për gjashtë filmat e parë.
“E kam pronësinë zero për Rocky. Çdo fjalë, çdo rrokje, çdo gabim gramatikor, i tërë ishte faji i imë”, tha aktori i Rambo.
“Ishte shokuese që nuk u bë kurrë, por me është thënë ‘Hey ti je paditur, për çfarë po ankohesh?’ Isha i zemëruar”.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...