Distopike, kështu konsiderohen planet e Facebook për metaverse - Gazeta Express
string(61) "distopike-keshtu-konsiderohen-planet-e-facebook-per-metaverse"

AutoTech

Gazeta Express

08/11/2021 19:52

Distopike, kështu konsiderohen planet e Facebook për metaverse

AutoTech

Gazeta Express

08/11/2021 19:52

Një prej investitorëve më të hershëm në Facebook, Roger McName, i quajti planet e gjigantit të medias sociale për metaverse si distopike.

Meta, emri i ri i Facebookut, po investon miliarda në projekt. Por McName thotë se është një ide e keqe dhe fakti se të gjithë po presin për të parë çfarë do të ndodhë është alarmuese.

“Facebook nuk duhet të lejohet të krijojë një metaverse distopik”, potencoi ai.

Termi metaverse vjen që nga 1990-ta si një novelë fantashkencore e Snow Crash, ndërsa sot shihet si pasardhësi i realitetit virtual të internetit.

McName u shndërrua në një kritik të Facebook kur ky i fundit filloi të shikonte më shumë dezinformimin në Facebook. Ai tha se metaverse nuk është e sigurt në duart e Zuckerbergut.

“Autoritetet nuk duhet të lejojnë që Facebooku të hyjë në metaverse e as kriptomonedha” , deklaroi McName.