Kamerës për siguri në trafik i del një pengesë e pazakontë – papagalli - Gazeta Express
string(68) "kameres-per-siguri-ne-trafik-i-del-nje-pengese-e-pazakonte-papagalli"

Kamerës për siguri në trafik i del një pengesë e pazakontë – papagalli

Fun

Gazeta Express

02/11/2021 14:54

Një kamerë për sigurinë në trafik në Brazil për pak çaste nuk ka ofruar pamje të qartë të rrugëve. Jo për faj të pajisjes, por për shkak se një papagall u lëshua para saj. Ai dukej kureshtar.

Kompania për vëzhgimin e trafikut i publikoi pamjet nga kamera e vendosur përskaj një autostrade në Curitibia, duke e quajtur sjelljen e papagallit “vizitë të veçantë”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Papagalli që shihet afër kamerës në komunitetin shkencor njihet si specia me emrin “amazona aestiva”.