Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se “është e mundur” që një raund i dytë bisedimesh paqeje me Iranin të fillojë deri të premten, sipas New York Post, transmeton BBC.
Gazeta thotë se zyrtarët pakistanezë i thanë se bisedimet mund të jenë të mundshme brenda “36 deri në 72 orëve” të ardhshme. Kur Post ia bëri këtë pyetje Trump, presidenti amerikan u përgjigj në një mesazh me tekst: “Është e mundur! President DJT.”
Dje, Trump njoftoi se do të zgjaste armëpushimin me Iranin, i cili do të skadonte të mërkurën në mbrëmje, për t’i dhënë regjimit më shumë kohë për të krijuar një “propozim të unifikuar” për t’i dhënë fund luftës. /Gazeta Express