Bora Zemani tregon të papriturën që ndodhi pas puthjes së saj me Donaldin - Gazeta Express
string(73) "bora-zemani-tregon-te-paprituren-qe-ndodhi-pas-puthjes-se-saj-me-donaldin"

Bora Zemani tregon të papriturën që ndodhi pas puthjes së saj me Donaldin

Rozë

Gazeta Express

26/10/2021 8:16

Mbrëmë në Për’puthen u diskutua edhe për puthjen mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në Big Brother VIP, shkruan Express.

Ishte analisti Arjan Konomi, i cili filloi të ngacmonte Borën pas puthjes që dhanë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Ajo tha se ato ishin emocione të bukura, derisa tregoi edhe një të papritur që i ndodhi shoqes së saj të ngushtë.

“Ishin shumë emocione të bukura realisht. Ka qenë fundi i javës shumë emocionues, ajo dalja në Big Brother, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë. Në fakt, megjithëse u bë historia publike, po ndaj diçka tjetër. Mua nuk mu mbyll e premtja aty. Gjatë bisedës me Semin përmendëm shoqen tonë tjetër të ngushtë Aulona, e cila po priste bebin të vinte gjatë kësaj jave. Nga emocionet e forta i filluan dhimbjet e lindjes që atë natë dhe atë mbrëmje isha me të”, tha Bora.

Arjani më pas filloi ta pyeste se a ishte ky një pajtim dhe Bora tha se ka shumë pikëpyetje.

Ai gjithashtu e përgëzoi për atë që bëri për Semin dhe për surprizën që i bëri.

“Kam shumë pikëpyetje. Nuk di as vetë o Arjan se ç’ndodhi! Deri diku e prisja që do ngacmohesha, lidhur me këtë pjesë, por nuk e mendoja kurrë që do arrinte në atë pikë. Mos më ngacmo akoma, se nuk i kam shumë përgjigje”, tha Bora, duke qeshur. /Gazeta Express