Kush është i dashuri i Angelina Jolie? Dy persona janë në listë! - Gazeta Express
string(62) "kush-eshte-i-dashuri-i-angelina-jolie-dy-persona-jane-ne-liste"

Yjet

Gazeta Express

20/10/2021 20:55

Kush është i dashuri i Angelina Jolie? Dy persona janë në listë!

Yjet

Gazeta Express

20/10/2021 20:55

“Ajo është duke e kompensuar kohën e humbur”

Kështu kanë thënë disa shokë të Angelina Jolie të cilët kanë shtuar se ajo “është duke u argëtuar shumë” me takimet e reja të dashurisë.

Për të janë duke u përfolur jo një por dy burra që mund të jenë në lidhje më të.

Angelina Jolie gjatë premierës së filmit “Eternals”

I pari është reperi The Weeknd kurse i dyti është ish burri i saj, Jonny Lee Miller. Aktorja është “shumë e lumtur” që po mund të këtë takime të reja dashurie.

The Weeknd dhe Jonny Lee Miller thuhet se janë dy të dashurit me të cilët Angelina ka kaluar muajt e fundit

Ylli i filmit “Eternals” (46) kohëve të fundit ka filluar që të këtë lidhje të reja dashurie, kurse burimet i kanë thënë mediave amerikane se ajo ka pasur dy lidhje gjatë muajve të fundit.

Angelina Jolie nuk ishte e interesuar për ndonjë lidhje të re pas ndarjes nga Brad Pitt më 2016. Ajo filloi lidhjen me Brad në vitin 2009.
Jolie dhe Miller ishin të martuar nga viti 1996 deri në vitin 1999. Ata u takuan gjatë filmit Hackers më 1995.
Gjithmonë dashurinë e gjeti në sheshin e xhirimeve. Martesa e parë e Angelinas ishte me aktorin kryesor të filmit “Hackers” në vitin 1995.
Jolie ra në dashuri gjatë filmit Tin me aktorin Billy Bob Thorton, i cili në atë kohë ishte i fejuar me Laura Dern. Ata u martuan dhe i dhanë fund lidhjes pas dy viteve (2001-2003)

Një shok i Jolie ka thënë se ajo është e lumtur që po takohet me njerëz të rinj, pasi që ajo u nda nga Brad Pitt më 2016.

Burri i tretë i saj ishte Brad Pitt. Edhe kësaj here Angelina Jolie u dashurua gjatë xhirimeve të filmit Mr & Mrs Smith. Lidhja u bë zyrtare menjëherë pas shkurorëzimit të Brad Pitt nga Jennifer Aniston

“Angelina po argëtohet shumë për momentin, kështu po e kompenson kohën e saj të humbur”, ka thënë një burim për tabloidin US Weekly, duke cituar kështu edhe dy personat me të cilët mendohet se është takuar Angelina. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement