Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka ftuar qytetarët e Prishtinës, që me 17 tetor në zgjedhjet lokale ta votojnë Uran Ismailin për kryetar.
Në një video të publikuar në Facebook, Çitaku pas bashkëbisedimi me qytetarët thotë se e ka zemrën plot nga përgjigjet pozitive dhe mbështetja e madhe që po gëzon Urani te qytetarët e Prishtinës.
“Përfundimisht, bashkëqytetarët e mi janë përcaktuar për kandidatin që ka program, e të cilit i shkëlqejnë sytë sa herë që folë për Prishtinën.”, thotë ajo. Nga fushata derë më derë, qytetarët janë shprehur se do ta përkrahin maksimalisht Urani Ismailin dhe vizionin e tij për të ardhmen e Prishtinës. “Ju ftoj të gjithëve që të dielën në mënyrë masovike të dilni dhe të votoni Uranin me numrin 177. Hajde ma gjallë.”, thotë Çitaku.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...