Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën, pas humbjes ndaj Lazios - Gazeta Express
string(79) "mourinho-fjaloset-me-gazetare-dhe-e-braktis-konferencen-pas-humbjes-ndaj-lazios"

Futboll

Gazeta Express

27/09/2021 13:20

Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën, pas humbjes ndaj Lazios

Futboll

Gazeta Express

27/09/2021 13:20

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, u fjalosët me disa gazetarë dhe pastaj e braktisi konferencën për media, pas disfatës së skuadrës së tij 3:2 kundër Lazios në derbin e kryeqytetit italian të dielën.

Ishte e qartë edhe në fushë se Mourinho ishte tejet i zhgënjyer me humbjen e dytë të skuadrës së tij këtë sezon në Serie A kundër rivalit të qytetit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mourinho reagoi ndaj humbjes duke i mbledhur lojtarët e Romës në mesin e fushës ku ua mbajti një fjalim motivues.

Megjithatë, portugezi nuk mundi ta fshehë mllefin gjatë konferencës për media, ku e fajësoi gjyqtarin dhe VAR-in se e prishën derbin.

Por ky nuk ishte fundi i një nate zhgënjyese dhe tërbuese për ish-trajnerin e Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.

Sipas mediave italiane, “The Special One” e braktisi konferencën për media pasi u fjalos me një gazetar të Sky Sport Italia dhe të tjerë./Gazeta Express/