Shitet për miliona dollarë shtëpia më e hollë në botë - Gazeta Express
string(53) "shitet-per-miliona-dollare-shtepia-me-e-holle-ne-bote"

Shitet për miliona dollarë shtëpia më e hollë në botë

Fun

Gazeta Express

21/09/2021 1:18

“Shtëpia e hollë” e Bostonit, e cila, sipas legjendës, u ndërtua gjatë një grindjeje familjare gjatë Luftës Civile, është shitur për 1.25 milion dollarë.

Pasi u kthye në shtëpi nga Lufta Civile, një ushtar zbuloi se vëllai i tij kishte ndërtuar një pronë në tokën e tyre të trashëguar nga babai i tyre i ndjerë, duke i lënë atij vetëm një pjesë të vogël të pronës. Legjenda lokale thotë se ai ndërtoi “Shtëpinë e hollë”, e quajtur edhe “Shtëpia e Përtejme”, për të bllokuar rrezet e diellit nga shtëpia e vëllait të tij, shkruan CBS Boston dhe The Washington Post, transmeton Klan Kosova.

Lexo Edhe:

“Për 1.25 milion dollarë ju mund të jetoni si “vëllai i keq”, tha Travis Sachs, nënkryetar ekzekutiv i CL Properties. Kjo është vërtet diçka.”

Kjo shtëpi u rendit për shitje me 1.2 milion dollarë dhe shitja u mbyll para pak ditësh për 1.25 milion dollarë.

Shtëpia ka dy dhoma gjumi, një banjo, një kopsht privat dhe kuvertë çati. Pika e saj më e gjerë është 3 metra, ndërsa ajo më e ngushtë është 1.8 metra.