Branimir Paviç, trajner i ri i Bashkimit - Gazeta Express
string(39) "branimir-pavic-trajner-i-ri-i-bashkimit"

Branimir Paviç, trajner i ri i Bashkimit

Basketboll

Gazeta Express

22/07/2021 15:33

Klubi i basketbollit Bashkimi është bërë me trajner të ri. Në fakt, në sezonin e ardhshëm ekipit Portokalli do t’i prijë trajneri i mirënjohur kroat, Branimir Paviç. Për të, basketbolli kosovar nuk është i panjohur, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo pasi Paviç kishte punuar edhe në të kaluarën në Superligë. Ai e kishte udhëhequr skuadrën e Pejës, ndërsa së fundmi edhe atë të Vëllaznimit. Bashkimi i ka uruar mirëseardhje trajnerit të ri, me të cilin synon të ketë sukses në sezonin e ri. /Gazeta Express/