Klubi basketbollistik, Prishtina ka prezantuar trajnerin e ri për edicionin 2021/22. Ish-trajneri i Cibona Zagreb dhe shumë skuadrave tjera elitare, Ante Nazor ka marrë drejtimin e skuadrës së kryeqytetit të Kosovës.
Sezoni që lamë pas ishte një prej sezoneve më të dobët të Prishtinës, duke e rrezikuar deri në fund edhe rënien nga elita e basketbollit kosovar, shkruan Gazeta Express.
Kështu, klubi ka nisur revolucionin dhe sot prezantoi trajnerin e ri. Kroati 42 vjeçar ka një karrierë të bujshme në zejen e trajnerit, ku ka udhëhequr skuadra të mëdha dhe gjithashtu ka arritur shumë suksese.
Nazor ka qenë ndihmës-trajner dhe kryetrajner i Kombëtarës së Kroacisë për kategoritë e reja, kryetrajner i skuadrave të famshme si, Zadar, Cibona, Split, MZT Skopje dhe ZTE.