Shkolla e baletit “Behias Dance”, të shtunën ka shfaqur në Teatrin Kombëtar premierën e shfaqjes “E Bukura dhe Bisha”
Shfajqa e së shtunës, e cila u pëlqye shumë nga publiku, është e para për këtë vit e shkollës “Behias Dance”.
Koreografi Driton Dalipi ka deklaruar se fëmijët kanë qenë shumë të përkushtuar për këtë shfaqje.
“Për të realizuar gjithë këtë sukses patjetër se pa punën e fëmijëve dhe bashkëpunëtorëve do të ishte e pamundur, këtë radhë kemi pasur shumë bashkëpunëtorë dhe i jemi shumë falënderues. Fëmijët kanë përformuar në mënyrën më të mirë të mundshme, publiku e ka mirëpritur jashtëzakonisht mirë shfaqjen, ku edhe duartrokitje të shumta nuk munguan dhe për këtë jemi shumë të lumtur, se gjithë ajo pune e madhe 4 mujore rezultoi me një sukses shumë të madh”, ka thënë Dalipi.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...