Shqipëria është dorëzuar para Çekisë, duke humbur 3-1 në miqësoren e dytë dhe të fundit të muajit qershor.
Kombëtarja shqiptare është mundur 3-1 nga Çekia në miqësore, pak ditë pas barazimit 0-0 me Uellsin, po ashtu ndeshje miqësore, të vetmet për muajin qershor.
Vendasit ishin më kërkuar dhe e gjetën golin e epërsisë në minutën e 18’.
Për 1-0 realizoi ish sulmuesi i Romës, Patrik Schick.
Shqipëria reagoi mirë, ende pa u mbyllur pjesa e parë.
Për 1-1 ka realizuar sulmuesi, Sokol Cikalleshi, në minutën e 42-të.
Ai realizoi një gol shumë, shumë të bukur nga distanca, për të mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Por, në pjesën e dytë Çekia hyri më furishëm dhe realizoi dy herë.
Fillimisht Për 2-1 ka arritur të realizojë mesfushori 28-vjecar, Lukas Masopust.
Derisa për 3-1 shënoi Ondrej Celůstka në min 89′.
Kjo ishte miqësorja e fundit për Shqipërinë për muajin qershor, që do të kthehet me të tjera ndeshje në shtator. /Gazeta Express/
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...