Dobia e trajtimit Endovaskular në Okluzionet e Arteries Bazilare - Gazeta Express
string(64) "dobia-e-trajtimit-endovaskular-ne-okluzionet-e-arteries-bazilare"

Dobia e trajtimit Endovaskular në Okluzionet e Arteries Bazilare

Shneta

Gazeta Express

02/06/2021 11:29

Infarktet trunore akute trajtohen momentalisht me Alteplazë (holluesin e fuqishëm të gjakut që jepet përmes venës) nëse pacienti paraqitet brenda dritares kohore prej 4.5 orësh në spitalin në të cilin mund t’i ofrohet kjo terapi.

Trombektomia mekanike paraqet procedurën invazive të heqjes së trombit nga arteria me diametër të madh me qëllim të rivendosjes së qarkullimit të gjakut në atë pjesë të trurit në të cilën ky qarkullim ka ngecur.

Lexo Edhe:

Studiuesit kinezë i kanë trajtuar 647 raste me trombolizë intravenoze brenda 6 orësh të fillimit të simptomave të okluzionit të arteries bazilare, kombinuar më pas me trajtimin endovaskular (trombektominë mekanike, tromboaspirimin apo trombolizën intraarteriale).

Përmirësimi funksional pas 3 muajsh (ecja e pavarur – maksimalisht shkalla 3 sipas Rankinit) është vërejtur në 32% të të trajtuarve në mënyrë të kombinuar karshi 9.3% në grupin e trajtuar vetëm me trombolizë intravenoze.

Në grupin e trajtuar me intervenim endovaskular, gjakerdhja intrakraniale ka qenë më e shprehur, mirëpo vdekshmëria më e ulët.

Punoi Prof.Ass Blerim Myftiu

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en