Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të mbesin kryetema e ditëve të fundit.
Pasi bënë bujë me fotografitë e Loredanës me një beb në krah, dyshja goditën me publikimin e kopertinës së albumit.
Fotografia ku u shfaqen për herë të parë pas ndarjes, zyrtarisht bashkë ndezi rrjetin pasi zbuloi njëherësh shumëçka.
Çifti me ktë foto konfirmuan bashkimin e tyre dhe paralajmëruan albumin e përbashkët.
Ajo që u ra në sy tjetër edhe ndjekësve ishte paraqitja “topless” e Loredanës për herë të parë.
Ka qenë një ndjekës, i cili kishte shkruar “Asnjëherë nuk zhvishesh për klikime” referuar një teksti të këngës së saj.
Ky koment mori reagimin e artistes, e cila i tha se “për Mozzikun e dashur”. Lajmet për bashkim dhe album të përbashkët kanë gëzuar fansat.
Tani mbetet të presim projektet e tyre dhe kur Mozzik dhe Lori bashkojnë forcat hitet janë të sigurta.