Demhasaj: Duhet përgjegjësi publike e penale nga MSH-ja dhe nga Qeveria për rrezikimin e jetës së qytetarëve - Gazeta Express
string(107) "demhasaj-duhet-pergjegjesi-publike-e-penale-nga-msh-ja-dhe-nga-qeveria-per-rrezikimin-e-jetes-se-qytetareve"

Demhasaj: Duhet përgjegjësi publike e penale nga MSH-ja dhe nga Qeveria për rrezikimin e jetës së qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 11:25

Drejtori ekzekutiv i Organizatës Çohu, Arton Demhasaj e ka konsideruar të turpshëm organizmin e procesit të vaksinimit tek salla “1 Tetori”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Ai se duhet kërkuar përgjegjësi publike dhe penale nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Qeveria e Kosovës, për siç tha ai, rrezikimin e jetës së qytetarëve.

Lexo Edhe:

“E tmerrshme kjo qe po ndodh me procesin e vaksinimit, kemi prit kaq shume kohe per vaksina e mos me shfrytezu kete pritje per organizim te mire te ketij procesi e pafalshme… duhet pergjegjesi publike dhe penale nga Ministria e Shendetesise dhe nga Qeveria e Kosoves per rrezikimin e jetes se qytetareve.”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Nga orët e para të mëngjesit shumë qytetarë janë duke pritur në rend për të marr vaksinën kundër Covid-19. /Express.