Fernandes e kalon Lampardin, thyen rekord historik në Premierligë - Gazeta Express
string(64) "fernandes-e-kalon-lampardin-thyen-rekord-historik-ne-premierlige"

Sport

Gazeta Express

14/05/2021 12:30

Fernandes e kalon Lampardin, thyen rekord historik në Premierligë

Sport

Gazeta Express

14/05/2021 12:30

Tashmë nuk ka dyshime, Bruno Fernandes është njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Që kur u transferua te Man United për 55 milionë euro nga Sporting, Fernandes i ka lënë të gjithë gojëhapur më paraqitjet në fushë dhe numrin e golave që ka shënuar.

Lexo Edhe:

Të enjten mbrëma ai theu një reko0rd historik në Premierligë që tani për tani vështirë se do të arrihet nga ndonjë mesfushorë.

Portugezi shënoi kundër Liverpoolit golin e 28 këtë edicion në të gjitha garat, në 56 paraqitje, për ta kaluar Frank Lampardin (27), rekord që e kishte vendosur në sezonin 2009/10.

Bruno gjithashtu hyri në mesin e futbollistëve që është involvuar në më së shumti gola për Unitedin në 50 ndeshjet e para në Premierligë.

Ai është involvuar në 44 gola (26 gola, 18 asiste) në 50 ndeshjet e para, vetëm Eric Cantona (46) dhe Robin van Persie (45) kanë qenë me statistika më të mira në 50 paraqitjet e para me fanellën e “Djajve të Kuq”. /Gazeta Express/