Një shumë marramendëse/ Ja sa u shitën “thesarët” e thjeshtrës së Bonapart-it në Gjenevë - Gazeta Express
string(85) "nje-shume-marramendese-ja-sa-u-shiten-thesaret-e-thjeshtres-se-bonapart-it-ne-gjeneve"

Një shumë marramendëse/ Ja sa u shitën “thesarët” e thjeshtrës së Bonapart-it në Gjenevë

Fun

Gazeta Express

14/05/2021 1:19

Për rreth 1.4 milion Euro janë shitur në ankand bizhuteritë e vajzës së adoptuar të Napoleon Bonapart-it në Gjenevë.

Bizhuteritë që u ofruan të ndara, i përkisnin Stephanie de Beauharnais, siç bëri të ditur shtëpia e ankandeve Christie’s të mërkurën.

Lexo Edhe:

Fillimisht ishte përllogaritur, që çmimi i shitjes të arrinte deri në rreth 390.000 euro, por i kaloi pritshmëritë.

Nëntë bizhuteritë prej safirësh dhe diamantesh u nxorën në ankand me rastin e 200 vjetorit të vdekjes së perandorit francez

Beauharnais e kishte marrë setin e bizhuterive, që përbëhet nga një kurorë, varëse  dhe vëthë, si dhuratë me rastin e dasmës së saj me princin Karl von Baden.

“Kishte një kërkesë të lartë nga e gjithë bota”, tha organizuesi i ankandit Max Fawcett.

Përveç rëndësisë historike, bizhuteritë kanë shumë vlerë për shkak të ngjyrës blu natyrale.

Zakonisht safirët trajtohen me temperatura të nxehta, në mënyrë që ti theksohet ngjyra.