A kishte komunikuar Thomas Edison me fantazmat? Shpikësi synonte zbulimin e "telefonit të shpirtrave" - Gazeta Express
string(98) "a-kishte-komunikuar-thomas-edison-me-fantazmat-shpikesi-synonte-zbulimin-e-telefonit-te-shpirtrave"

A kishte komunikuar Thomas Edison me fantazmat? Shpikësi synonte zbulimin e “telefonit të shpirtrave”

Mistere

Gazeta Express

13/05/2021 1:30

Jeta pas vdekjes dukej si një mundësi për Thomas Edisonin, i cili bëri një mjet për të “dëgjuar të vdekurit” e cila është gjendur në një kapitull të humbur të “ditarit të tij”.

I përshkruar nga shumë si njëri prej shpikësve më të mëdhenj në botë, Edison vlerësohet sot për atë se si e bëri zhvillimin e ekonomisë së Amerikës dhe realizoi revolucion industrial,. Ai u rrit në një ambient të ngrohtë për të krijuar teknologji të mëdha si fonografi dhe shpesh citohet, jo saktësisht, si personi i parë që zbuloi poçin elektrik. Por një nga ambiciet e tij që nuk është njohur nga ne është krijimi i një mjeti që dëgjon zërat e të vdekurve, një gjë që shihet në një kapitull të humbur të kujtimeve të shpikësit.

Përpjekjet e tij u botuan pas vdekjes më 1948 derisa kapitulli i fundit i tij “Ditari dhe vëzhgime të ndryshme”, por ky fakt, biseda me të vdekurit, u hoq nga botimi në gjuhën angleze të librit.

Në fillim u mendua se ky ishte një mashtrim apo ndonjë shaka e Edisonit, derisa ai dizajnonte një “telefon të shpirtit” që nuk është zbuluar ndonjëherë.

Por në përkthimin origjinal francez të vitit 1949 të ditarit origjinal të shpikësit kjo pjesë nuk ishte larguar – aty ishte edhe kapitulli i fundit e shpikësit për bisedat më të vdekurit.

Ai u ribotua më 2015 me titullin “Le Royaume de l’Au-dela” (Mbretërie e jetës pas vdekjes).

Kapitulli jep detale se si Edisoni u përpiq në fund të vitit 1870 për të gjetur bazë për “telefonin e shpirtrave” duke amplifikuar zërin nga fonografi i tij për të “dëgjuar të vdekurit”.

Edisoni besonte që jo vetëm se fantazmat ekzistonin por ata po ashtu janë shumë bashkëbiseduese.

Gjatë jetës së tij, shkenca dhe teknologjia avancoi shumë shpejt, ku u krijua makina me naftë dhe teoria e relativitetit.

Të arriturat shkencore nuk kishin fund dhe mundësia që shpirti fizik të fliste dukej e mundshme.

Edison kërkoi nga revista “American” që shkencëtarët që studiojnë elektricitetin do të ishin njerëzit e parë që do t’i shikonin pajisjet e tij.

“Do të ishte një sensacion i jashtëzakonshëm nëse do të kishte sukses”, kishte thënë ai.

Ai “e imagjinonte incizimin e një zëri të një tjetër qenie, që të ishte në gjendje ta dëgjonte zërin e një të vdekuri”.

Edisoni besonte që jeta është një cikël i pandalshëm që “sasia e saj nuk mund as të rritet e as të zvogëlohet”, transmeton shkrimin GazetaExpress.  

Ai teorizoi se njerëzit kanë një formë fizike, të përbëra me “njësi” të vogla të ngjashme me pamje aktuale të atomeve.

Ai mendonte që këto entitete mund të ekzistonin edhe pas vdekjes së njeriut dhe të përbëjnë një pjesë të atij personi se kush ishte ai gjatë jetës.

Edison bëri një pakt me një inxhinier që punonte me të, me emrin William Walter Dinwiddie, që cili të vdes i pari të “mundohet që t’i dërgojë mesazh në botën tjetër”.

Çuditërisht, disa besojnë që ai u përpjek në fund të vdekjes së tij ta përshkruante jetën pas vdekjes.

Edison vdiq më 18 tetor 1931, për shkak të komplikimeve nga diabeti në shtëpinë e tij në Glenmont të West Orange në New Jersey. Ai ishte 84 vjeçar.

Sipas burimeve të ndryshme, përfshirë edhe librin “Looking for Alaska John Green”, fjalët e fundit të Edisonit ishin: “Është bukur atje lart. Nuk e di se ku, por besoj se diku, dhe shpresoj të jetë shumë bukur”. /GazetaExpress/