VIDEO/ Momenti kur aksidentohet për vdekje “Xubi i Yzberishtit” - Gazeta Express
string(60) "video-momenti-kur-aksidentohet-per-vdekje-xubi-i-yzberishtit"

VIDEO/ Momenti kur aksidentohet për vdekje “Xubi i Yzberishtit”

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2021 18:15

ABC ka siguruar pamjet e momentit të aksidentimit të Fatmir Avdillarit një ditë më par ku edhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Në pamje shihet se një makinë tip “Toyota Yaris” nga korsia e mesit dhe e pa pozicionuar mirë në rrugë kthehet majtas dhe brenda sekondit, me një shpejtësi të madhe motori me të cilin udhëtonte Fatmir Avdillari apo i njohur ndryshe si “Xubi i Yzberishtit” përplaset me të.

Lexo Edhe:

Së fundmi Policia e Tiranës ka vënë në pranga 39 vjeçaren e cila u përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e Fatmir Avdillarit.
39 vjeçarja drejtuese e mjetit tip ‘Toyota Yaris’ e cila duke lëvizur në bulevardin ‘Migjeni’ në Yzberish nga korsia e mesit bëri manovër të gabuar dhe u kthye majtas, duke i prerë kështu rrugën motorit Suzuki me të cilin udhëtonte Fatmir Avdillarit.

Më pas motori u përplas me një mjet tip ‘Benz’ të parkuar, ndërsa trupi i Avdillarit u përplas mbi xhamin e parë të një makine ‘Opel’, ku si pasojë humbi dhe jetën.
Mësohet se Fatmir Avdillari ka qenë edhe subjekt i OFL. Ndërsa po ashtu njihej si ish anëtar i bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri.