Mediat në Shqipëri për vdekjen e familjes nga Gjilani: Dyshohet se vdiqën pas helmimit me këpurdha - Gazeta Express
string(97) "mediat-ne-shqiperi-per-vdekjen-e-familjes-nga-gjilani-dyshohet-se-vdiqen-pas-helmimit-me-kepurdha"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2021 23:46

Mediat në Shqipëri për vdekjen e familjes nga Gjilani: Dyshohet se vdiqën pas helmimit me këpurdha

Lajme

Gazeta Express

08/05/2021 23:46

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani, kanë vdekur në Gjirin e Lalzit në banesën e tyre.

Tvklan.al ka dhënë detaje më shumë për këtë rast, për të cilin ka raportuar se të ndjerët kishin konsumuar kërpudha dhe pas disa orësh kishin shfaqur probleme shëndetësore.

Lexo Edhe:

“Të tre shkuan për mjekim në Spitalin e Durrësit dhe u mjekuan për helmim. Pas disa orësh dolën dhe u kthyen në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit. Por ata ndjenë sërish shqetësime shëndetësore dhe gjendja e tyre u rëndua”.

“Të tre u dërguan sërish në Spitalin e Durrësit, por për fat të keq njëri prej tyre ndërroi jetë e pas disa orësh ndërruan jetë edhe dy të tjerët. Paraprakisht mendohet se shkak i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti ka qenë helmimi nga kërpudhat”, ka shkruar Tvklan.al