Raporti për UFO nga Pentagoni mund të shkaktojë garë për armë - Gazeta Express
string(61) "raporti-per-ufo-nga-pentagoni-mund-te-shkaktoje-gare-per-arme"

Raporti për UFO nga Pentagoni mund të shkaktojë garë për armë

Mistere

Gazeta Express

06/05/2021 2:28

Raporti i Pentagonit për UFO-të pritet që të lansohet së shpejti, gjë që ka zgjuar frikën e një eksperteje të alienëve se mund të fillojë një “garë për armë” kundër alienëve

Ish Presidenti Donald Trump, kishte urdhëruar Pentagonin që të lëshonin të gjithë informatat e tyre për “fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP) brenda 18 ditë pas lehtësimit të masave kundër koronavirusit në dhjetor. Raporti i Pentagonit për “objektet e vëzhguara ajrore që nuk janë identifikuar” pritet të lansohet më 1 qershor, i cili vjen pas disa videove të lëshuar nga SHBA e që tregojnë disa avionë të ushtrisë rreth UFO-ve.

Cristina Gomez, e cila udhëheq kanalin në YouTube, Paradigm Shifts UFO, ka thënë se raportet që do të lansohen mund të jenë të rrezikshme nëse konfirmojnë teknologji jashtëtokësore në Tokë.

Megjithatë, ajo po ashtu pret që SHBA nuk do ta jep “raportin e plotë” nëse raporti gjen fakte për jashtëtokësorë, duke sugjeruar se Pentagoni me gjasë këtë do ta përshkruajë si një UAP (si një dron të dyshuar nga ndonjë teknologji e panjohur, sesa ta pranojë që ka një origjinë “jashtë kësaj bote).

“Nëse një qeveri do të kishte prova konkrete për këta avionë që fluturojnë në qiellin tonë, udhëtojnë në oqeanet tona dhe ato kanë origjinë nga civilizimet jashtëtokësore, do të ishte tërësisht e mençur nga ana e tyre që të hetonin ose ta paraqesin ato sa janë kërcënuese për qenien tonë”, shton ajo, transmeton GazetaExpress.

“Ky, imagjinoj unë do të ishte shqetësimi i tyre primar ku ata do të hetojnë prezencën e këtyre personave në botën tonë”.

“Mund të imagjinoj se e tërë kjo temë do të diskutohet me një klasifikim të lartë sigurie gjatë gjithë hetimit”.

Duke folur për Daily Star, Gomez sugjeron që nëse teknologjia aliene zbulohet në raport, kjo do ta destabilizon marrëdhëniet ndërkombëtare dhe dërgon në një “garë të re armësh”.

“Në këtë skenar, nëse në rast se do të kemi prova konkrete duke treguar mbetje të avionëve të tyre, apo s’paku duke ekspozuar një teknologji të tyre më superiore se e jona, atëherë logjikisht ky do të ishte një shqetësim se një teknologji e tillë do të bie në duar të atyre që nuk duhet të bie”, thotë ajo.

“Jo vetëm që një qeveri nuk do të alarmonte kombet e tjera për faktin që ka në dorë një teknologji jashtëtokësore, por gjithashtu ajo do të dëshironte të dinte nëse kombet e tjera e kanë në posedim të njëjtën teknologji”.

“Kjo do të dërgonte në një garë me armë ushtarake të niveleve të larta”.

Raporti nga Pentagoni pritet që të lansohet më 1 qershor, me presidentin e SHBA, Joe Biden që do të merr pjesë në konferencë për t’u informuar për të gjeturat.

Luis Elizondo, një sinjalizues dhe ish udhëheqës në programin për Kërcënime Ajrore, ka thënë për New York Post se SHBA “do të njoftojë publikun për realitetin e UAP-ve”.

Ai po ashtu sugjeron se ka një vëzhgim për UAP dhe për teknologji nukleare në SHBA.

“Shqetësimi është se në një pikë ne kemi pasur çaktivizim të aftësive tona nukleare për të tilla gjëra”, i ka thënë Elizondo gazetës.

“Absolutisht ka prova për UAP si dhe një interes të vazhdueshëm për teknologjinë tonë nukleare”.

Vitin e kaluar, Departamenti i Mbrojtjes autorizoi lëshimin e tri videove të paklasifikuara të marinës, një të bërë në nëntor të vitit 2004 dhe dy të tjera në janar të vitit 2015.

Në gusht, Pentagoni tregojë se ata janë duke hetuar incidentet e reja të paidentifikuara ajrore me anë të një Task Force.

“Departamenti i Mbrojtjes themeloi UAPTF për të kuptuar më shumë dhe studiuar për natyrën dhe origjinën e UAP-it”.

“Misioni i task forcës është që të hetojë, analizojë dhe katalogojë UAP dhe kërcënimin që mund ta bëjnë ato për sigurinë kombëtare të SHBA-ve”. /GazetaExpress/