Interi do ta tentojë shkëputjen sonte - Gazeta Express
string(37) "interi-do-ta-tentoje-shkeputjen-sonte"

Interi do ta tentojë shkëputjen sonte

Futboll

Gazeta Express

04/03/2021 14:50

“Nerazzurri” me një fitore ndaj Parmës mund ta ngrisin avantazhin në 6 pikë ndaj rivalit për titull, Milan

Interi e ka një mundësi të artë sonte, të cilën duhet ta shfrytëzojë gjithsesi.

Lexo Edhe:

“Nerazzurri” do të përballen në udhëtim me Parmën dhe një fitore eventuale do t’i gëzonte ata tej mase.

Kjo për faktin se rivali kryesor për titull të kampionit, Milani nuk arriti më shumë se një barazim me Udinesen mbrëmë, shkruan Gazeta Express.

Prandaj, me një fitore ndaj Parmës, Zikaltrit do të shkëputeshin në 6 pikë ndaj “Rossoneri”.

Me këtë rast, ekipi i Antonio Contes do ta bënte një hap tjetër drejt titullit të kampionit.

Interi, i prirë nga Romelu Lukaku, po shfaq formë të jashtëzakonshme këtë vit.

Nga ana tjetër, Parma është treguar e pafuqishme këtë edicion dhe aktualisht e zë vendin e parafundit në tabelë.

Ndeshja në mes të Parmës dhe Interit do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express/