“Vajzat shqiptare shohin vetëm X5”, vajza e “Për’puthen” i kthehet ashpër Mevlanit: Qenke i virgjër - Gazeta Express
string(92) "vajzat-shqiptare-shohin-vetem-x5-vajza-e-perputhen-i-kthehet-ashper-mevlanit-qenke-i-virgjer"

Rozë

Gazeta Express

12/02/2021 10:34

“Vajzat shqiptare shohin vetëm X5”, vajza e “Për’puthen” i kthehet ashpër Mevlanit: Qenke i virgjër

Rozë

Gazeta Express

12/02/2021 10:34

Një fjalë e thënë nga Mevlani gjatë një puntate të “Për’puthen”, ndezi debat të fortë në studio.

“Vajzat shqiptare më shumë shohin X5, sesa sjelljen e një djali”, tha ai, e menjëherë reaguan vajzat konkurrente.

Sindi Loci, Antonela Berisha dhe Jasmin Kadriu ishin tre nga konkurrentet që reaguan më shumë kundër tij. Madje Jasmin edhe u largua nga studio, pasi u ndje shumë keq nga kjo deklaratë.

Nga ana tjetër, Antonela e cila ka dalë në dy takime me Mevlanin e pyeti atë nëse kishte “X5”.

“Jo”, u përgjigj ai e menjëherë erdhi kundërpërgjigjja e Berishës: “Qenke i virgjër”.

Me këtë koment ajo la të nënkuptonte se Mevlani nuk ka pasur asnjë marrëdhënie intime, pasi nuk ka “X5”. E gjithë kjo vetëm për shkak të një fjalie që vetë ai tha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement