Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyqi, ka akuzuar Vjosa Osmanin, ushtruese e detyrës së presidentit, se po sulmon Komisionin Qendror Zgjedhor. Osmani nëpërmjet një video-adresimi , tha se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ’në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.
Bytyqi tregon arsyet, për shkak të të cilave, sipas tij, Osmani s’mund të mbrojë këtë institucion.
“Vjosa Osmani në stilin e Trumpit, duke e vazhduar sulmin ndaj KQZ-së”, shkroi Bytyqi në Facebook.
“E natyrshme, nuk mundet ajo të mbroj një institucion kur vet është pjesë e orkestrimit”, shtoi ai.
Sipas saj edhe kryetarja Valdete Daka duhet ta përmbush detyrimin e saj ligjor ashtu edhe siç edhe është betuar.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...