Vjosa Osmani: Ajo që ndodhi dje në KQZ lëndoi procesin, nëse përsëritet do të marr masa - Gazeta Express
string(85) "vjosa-osmani-ajo-qe-ndodhi-dje-ne-kqz-lendoi-procesin-nese-perseritet-do-te-marr-masa"

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 18:10

Vjosa Osmani: Ajo që ndodhi dje në KQZ lëndoi procesin, nëse përsëritet do të marr masa

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 18:10

U.d së presidentit Vjosa Osmani përmes Facebook’ut ka folur për moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe listave të tyre për deputetë nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, raporton Gazeta Express.

Osmani ka thënë se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ’në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.

Lexo Edhe:

“I ftoj qytetarët të ruajnë maturinë dhe qetësinë që ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me partnerët tanë që të kemi prezencën e tyre në këtë proces. Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ’së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ’së dhe procesit zgjedhor”, ka thënë Osmani

Osmani tha se ajo që ka ndodhur mbrëmë në KQZ është e papranueshme.

“Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qene paprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një institucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë integritetin. Në transmetime të drejtpërdrejte u bë presion marramendës nga Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekte Politike si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion ndaj drejtorit të kësaj zyre”, ka thënë ajo.

Sipas saj edhe kryetarja Valdete Daka duhet ta përmbush detyrimin e saj ligjor ashtu edhe siç edhe është betuar.

“Përderisa të gjithë anëtërat japin betim që të kryejnë detyrat në mënyrë të paanshme dhe të përgjegjshëm e poashtu edhe të kryetaresh së KQZ’së që nuk e përfaqëson asnjë subjekt politik. Ajo që ka ngjarë dje e ka lënduar integritetin e KQZ’së. Në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk duhet që të biem në kurtha

Pas një mbledhjeje maratonike me shumë debate dhe tensione, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi listat zgjedhore me emrat për deputetë të subjekteve politike, Vetëvendosje, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo për faktin që në listat e këtyre partive politike figuronin akoma emra që kanë probleme me ligjin, apo janë të dënuar me formë të shkallës së prerë në tri vitet e fundit./GazetaExpress/