Luan Rama, Damian Gjiknuri dhe Bujar Leskaj luftë për çdo votë në Vlorë - Gazeta Express
string(70) "luan-rama-damian-gjiknuri-dhe-bujar-leskaj-lufte-per-cdo-vote-ne-vlore"

Luan Rama, Damian Gjiknuri dhe Bujar Leskaj luftë për çdo votë në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2021 12:53

Vlora si qytet, por edhe si qark, do jetë një përplasje e madhe mes PS dhe LSI. Ndaj të dyja partitë respektive kanë dërguar në Vlorës dy më të zotët për sfida elektorale e mediatike. 

Në një farë mënyre Vlora quhet “përplasje titanësh”, sepse atje kandidon edhe Bujar Leskaj, ish-deputet, ish-kryetar i KLSH dhe një vlonjat 24 karatsh. Ai kryeson PD në atë qark.

Lexo Edhe:

Por më interesante në përplasje votash në Vlorë mbetet ajo mes Gjiknurit dhe Ramës (LSI). Në Vlorë kandidon edhe Edi Rama, ku ka hedhur krejt buxhetin e shtetit këto muaj drejt Vlorës, ndërkohë që qyteti përmbytet prapë si Venecia!

E megjithatë sfida në Vlorë (si qark) do jetë shumë interesante. Pas 8 vitëve qeverisje PS-ja dhe Damiani e kanë shumë të vështirë të premtojnë, sepse populli shikon me sytë e tij, dëgjon se çfarë ka masakruar nëpër Shqipëri, Rilindja.

E megjithatë Damiani, sipas intervistës së tij, shpreson. Shpresa vdes e fundit, thotë një shprehje popullore!

Ndërkohë Luan Rama thotë hapur dhe prerë se ka shkuar për të sfiduar Edi Ramën dhe për rezultat spektakolar në këtë qark.

Le të ndjekim intervistat e të dyve për të qenë korrekt me ndergjegjen mediatike dhe gjykoni vetë ju lexues!

Në foto: Luan Rama

Luan Rama: Kandidoj në Vlorë për të sfiduar Edi Ramën, por edhe për të përfaqësuar socialistët

-Intervistë më zëvendëskryetarin e LSI-së, Luan Rama-

Pse Luan Rama kandidon në krye të listës së LSI-së në Vlorë, dhe jo në Tiranë siç ka ndodhur më parë apo edhe në ndonjë zonë tjetër zgjedhore me të cilën mund të kesh më shumë lidhje?

Vlora është referenca e madhe e krenarisë sonë kombëtare, ndaj prej gjithë asaj se çfarë është ajo për ne shqiptarët, lidhjet me të janë të përhershme, pavarësisht në ke lindur në Vlorë apo jo.

Së këtejmi, vendimi për të kandiduar në Vlorë dhe për të përfaqësuar LSI-në në atë qark, ka qenë një zgjedhje e kushtëzuar prej një tërësie faktorësh politikë, socialë, elektoralë, por edhe personalë.

Vlora është një trevë unike e po aq edhe një hapësirë shumë e veçantë nga pikëpamja e konfigurimit etnokulturor, por edhe e diversitetit qytetar, e ndjeshmërisë politike dhe parimësisë që i dominon raportet e zgjedhësve me të zgjedhurit e tyre.

Ndaj vendimi i kryesisë së LSI-së gjeti edhe tek unë vullnetin për të kandiduar në Vlorë dhe për të drejtuar gjithë fushatën në atë qark, përmes një fryme dhe angazhimi që i tejkalon kufijtë partiakë dhe ngjyrimet politike, duke shkuar përtej atyre, për të krijuar një model krejt tjetër të raporteve të zgjedhësve me përfaqësuesit e tyre dhe për t’i dhënë vlerë reale përfaqësimit si mision dhe përgjegjësi qytetare.

Vlora natyrisht ka patur deputetë, por Vlora nuk është përfaqësuar në Kuvend. Kjo është e pafalshme.

Ndaj unë me shumë modesti dhe me luajalitet, pas zgjedhjeve të 25 prillit, do t’i ftoj të gjithë deputetët që Vlora do të votojë për të qenë përfaqësuesit e saj në Kuvend që pavarësisht se cilën parti do të përfaqësojnë, të nënshkruajmë Paktin e Shërbimit për Vlorën, çka do të thotë se kur të jetë fjala për vendime që afektojnë Vlorën, pra që kanë lidhje me të, të mos votohen në Kuvend pa marrë më parë edhe mendimin e qytetarëve të Vlorës.

Edhe diçka tjetër; nuk ka qenë e rastit që Vlora ka shënjuar gjithnjë ndryshimet e mëdha të historisë tonë kombëtare, siç do të bëjë edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Unë dua të jem protagonist dhe kontributor i këtij ndryshimi jo vetëm për qytetarët që votojnë LSI-në, por edhe për shumë socialistë që më kanë kërkuar të kandidoj në Vlorë, për të qenë edhe përfaqësuesi i tyre.

Si mendoni se do të jenë raportet e përfaqësimit në Vlorë pas zgjedhjeve të 25 prillit? Më saktë si do të ndahen 12 mandatet që ka Vlora?

Rezultati do të jetë 7 me 5 në favor të opozitës.

Ju siguroj që fitorja e opozitës së bashkuar do të jetë spektakolare në të gjithë qarkun e Vlorës.

Tetë vjet korrupsion e vjedhje, shpërdorim dhe tallje, tetë vjet krim dhe abuzim nuk mund të falen pa ndëshkim dhe ndëshkimi i 25 prillit do të jetë i pamëshirshëm.

I druheni faktit që keni përballë dy “titanë” votash si Damian Gjiknurin dhe Bujar Leskaj?

Unë jam në Vlorë për të sfiduar Edi Ramën dhe nuk i druhem askujt.

Unë nuk jam trembur në kulmin e terrorit shtetëror kur bashkë me kolegët e mi gazetarë në “Zërin e Popullit” mbajtëm gjallë shpirtin socialist atëherë kur Edi Rama çirrej shesheve të Tiranës “komunistët në litar, pensionistët në hanxhar”, e jo më të kem drojë sot kur Vlora zien nga zemërimi dhe mllefi kundër gjithçkaje të keqe që përfaqëson qeverisja e tij për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.

Çfarë mendoni se ka bërë keq Edi Rama në Vlorë?

Në fakt nuk gjej asgjë të mirë që mund të ketë bërë Edi Rama në Vlorë. Asnjë gjë të vetme!

Edhe ato dy rrugë që përpiqet t’i shesë si sukseset e qeverisjes së tij, atë që e quajnë Lungomare dhe rruga nga Sheshi i Flamurit në Skelë u përdorën për të abuzuar dhe jo për të rregulluar.

Për banorët e Vlorës, por edhe për të gjithë të tjerët që shkojnë në Vlorë, ato rrugë kthehen në makth.

Ndërsa po vras mendjen ndërkohë që po ju përgjigjem se mos kam harruar ndonjë të mirë që Edi Rama ka bërë për Vlorën, me vjen ndërmend fakti i shëmtuar që në kohën e qeverisjes së tij janë ndryshuar 19 drejtorë të hipotekës, ku më shumë se gjithkund tjetër është dëshmia e korrupsionit dhe e krimit me pronat e bregdetit.

Nëse Rama tenton të manipulojë votat në qarkun e Vlorës si mendoni të përballeni me të?

Fare thjeshtë; vlonjatçe!

Dhe vlonjatçe do të thotë vendçe.

Historia na vjen në ndihmë dhe Vlora di ta aktualizojë më së miri historinë e vet.

Në foto: Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri: 25 prilli rikonfirmon Ramën kryeministër dhe Bashën si kryetar opozite

-Intervistë me deputetin e PS-së, Damian Gjiknuri-

Pyetje 1: Jeni në një zonë të nxehtë elektorale ku do përplaseni, realisht, me “titan” elektoral ne Vlorë. Përballë keni Bujar Leskajn në krye të shtabit të PD dhe Luan Ramën, shef shtabi i LSI për qarkun Vlorë. Ndihemi të frikësuar nga humbja?

Nuk e di kujt individi  i thoni titan elektoral por suksesi elektoral i Partisë Socialiste në Vlorë nuk vjen nga emra të përveçëm, por vjen nga punët titanike që ka bërë qeveria Rama në Vlorë  duke investuar në këtë qark në 7 vitet e fundit më shumë se 1 miliard dollarë. Natyrshëm në fitore ka rol dhe ekipi politik në tërësi. PS  në Vlorë luan në ekip dhe jo për trofe individësh.

Pyetje 2: A mendoni se ardhja e Ramës në Vlorë do ju shtojë ndonjë votë me tëpër duke ditur se ka patur keqqeverisje?

Si manifestohet keqqeverisja kur Vlora është bërë një qytet tërësisht i transformuar dhe i jetueshëm!? Nëse mirëqeverisje sipas jush është rikthimi i Vlorës përpara vitit 2013, bujrum t’ia shpjegojmë çdo vlonjati se çfarë do te thotë kjo.

Kur ka reshje të dendura ka dhe përmbytje dhe kjo ka qenë ligjësi natyre sot e mot,  me rrumpallën e Saliut apo me Rilindjen e Ramës. Në dallim nga më parë, përmbytjet janë  më me pak pasoja dhe më jetëshkurtër,  kjo falë investimeve në infrastrukture që akoma nuk kanë përfunduar e që do te vazhdojnë edhe më shumë në mandatin tonë të tretë. Objektivi ynë ka qenë dhe mbetet Vlora qyteti i parë pas Tiranës në bukuri dhe rëndësi.

Pyetje 4: Sa deputetë mendoni të merrni si PS?

Minimalisht 8 mandate pse jo dhe të rritemi më një mandat më shumë.

Pyetje 5: Ndjeni se keni shumë borxhe ndaj Vlorës si mazhorancë?

Vlonjatët dinë të vlerësojnë ata që kanë bërë vërtet  punë për Vlorën nga ata që flasim gjithë ditën në emër të Vlorës. Transformimi i Vlorës do të manifestohet më mirë në shpirtin e vërtetë vlonjat,  të cilët dine t’u kthejnë borxhin atyre që punojnë për Vlorën.

Pyetje 6: Bujar Leskaj ka deklaruar se po ndryshoni Simboliken Kombëtare te Sheshi që keni ndërmend ta tjetërsoni. Komenti juaj?

Nuk e kam dëgjuar Bujarin, por mund të them që transformimi madhështor i Sheshit të Flamurit nuk mund të trajtohet me komente të zakonshme si ato të sportit apo me emocione të fushatës zgjedhore. Ky investim serioz që do përfshijë gjithë kompleksin historik përfshirë dhe varrezat  e dëshmorëve do jetë një nga atraksionet më të rëndësishme kombëtare si dhe do çlirojë  atë shesh  nga gjithë ajo rrumpallhanë ndërtimesh që e ka mbytur Sheshin e Flamurit.

Pyetje 7: Ku do ta strehosh Edi Ramën pas humbjes më 25 Prill; në Kuç apo në male lart?

Edi Rama do qëndrojë në zyrën e kryeministrit pasi ta mandatojnë shqiptarët për herë të tretë.  Ndërsa opozitarët e përhershëm do t’i ftojmë të qetësohen në Kuç apo në Kudhës, tashmë të afruar dhe më shumë me Vlorën,  falë rrugës së Lumit të Vlorës të realizuar nga kjo qeveri. Natyrshëm kjo ftesë vlen dhe për stafin e gazetës suaj. KohaJonë