Makina “Porche” që ju vendos tritoli është në pronësi të biznesmenit nga Berati - Gazeta Express
string(77) "makina-porche-qe-ju-vendos-tritoli-eshte-ne-pronesi-te-biznesmenit-nga-berati"

Makina “Porche” që ju vendos tritoli është në pronësi të biznesmenit nga Berati

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2021 9:51

Shpërthimi me lëndë plasëse në një makinë të parkuar në garazhdin e një pallati në fshatin Qesarakë, që tronditi banorët në orët e para të mëngjesit, mësohet se pronari është Saimir Naski, ndërtues nga Berati.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:40, e policia bën me dije se janë ende të paqarta rrethanat.

Lexo Edhe:

Mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor i ngritur pas ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.