Ilir Meta: Taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë - Gazeta Express
string(76) "ilir-meta-taksat-ju-vilen-vetem-bizneseve-qe-nuk-jane-te-lidhura-me-qeverine"

Ilir Meta: Taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë

Shqiperi

Gazeta Express

22/01/2021 18:01

Presidenti Ilir Meta akuzon se në Shqipëri taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë. Ky selektivitet, thotë kreu i shtetit, largon investitorët e huaj. Ai ka një thirrje drejtuar qeverisë, që ndihmojë biznesin, për të ndalur shpopullimin.

“Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit. Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.

Lexo Edhe:

Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen.  Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik! Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim. Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin” shkruan ai.