Geer për negociatat me BE-në: Jam optimist, nuk ka “plan B” - Gazeta Express
string(55) "geer-per-negociatat-me-be-ne-jam-optimist-nuk-ka-plan-b"

Geer për negociatat me BE-në: Jam optimist, nuk ka “plan B”

Ballina

Gazeta Express

22/01/2021 17:06

“Nuk ka plan B, qëllimi është qasja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Jam optimist. Tani pason harmonizimi i kornizës ligjore dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, që në fakt edhe nënkupton fillimin e negociatave”.

Këtë në një intervistë për AIM e deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer. Ai tha se negociatat vazhdojnë në Bruksel dhe vërtet kryesimi portugez mori për obligim që të ndihmoj dhe ta shtyj procesin.

Lexo Edhe:

“Në ndërkohë, ajo që është e rëndësishme, është që Republika e Maqedonisë së Veriut bashkë me Bullgarinë, në mënyrë dypalëshe të tentojnë të gjejnë zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët, gjë që do të mundësonte që çështjet të shkojnë përpara”, deklaroi Geer.