Debat mes Sylës e Gjinovcit: Ti pom shtin mu me besu që Haki Abazi ka me ma çkap mu shtetin - Gazeta Express
string(90) "debat-mes-syles-e-gjinovcit-ti-pom-shtin-mu-me-besu-qe-haki-abazi-ka-me-ma-ckap-mu-shtetin"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 21:38

Debat mes Sylës e Gjinovcit: Ti pom shtin mu me besu që Haki Abazi ka me ma çkap mu shtetin

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 21:38

Në emisionin “Pressing” në T7 po zhvillohet debat për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt, shkruan Gazeta Express.

Një debat rreth kapjes dhe çkapjes së shtetit ndodhi mes aktivistit Rron Gjinvoci dhe gazetarit Valon Syla, i cili i thoshte Gjinovcit se tri shtyllat e shoqërisë në Kosovë nuk janë të kapura.

Lexo Edhe:

“Unë po e kuptoj kritikën e Rronit edhe të gjeneratës së tij që e sheh gjithçka si kapje të shtetit. Unë nuk jam përfaqësues i kapjes së shtetit, në esencë unë mendoj që shteti është jokompetent, është i pazotë dhe nuk i kryen punët e veta shpeshherë, sidomos në pjesën e drejtësisë. Por kjo nuk do të thotë që është i kapur.  

Tri shtyllat e shoqërisë sonë nuk janë të kapura”, i thotë Syla-Gjinovcit.

“Ti pom shtin mu me besu që Haki Abazi ka me ma çkap mu shtetin, ti pom shtin mu me besu që Albulena Haxhiu kur vjen në Ministrinë e Drejtësisë te na ka mu bo Kombet e Bashkume ktu dhe paqja që thotë Agim Bahtiri mbi Ibër me një pëllumb. Se edhe ti e lëshojshe një pëllumb në protestat paqësore”, vazhdon Syla.