Meterologia: Supriza e motit, ja kur mund të ketë borë në Tiranë - Gazeta Express
string(62) "meterologia-supriza-e-motit-ja-kur-mund-te-kete-bore-ne-tirane"

Meterologia: Supriza e motit, ja kur mund të ketë borë në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

20/01/2021 12:08

Ditët e fundit Shqipëria ka qenë e ndikuar nga kapriçot e motit, ku rreshjet e dendura dhe përmbytjet që shkaktuan u shoqëruan me ulje drastike të temperaturave, deri në minus 13 gradë.

Kjo situatë do të vijojë dhe për disa kohë ndërkohë që dëbora pritet të jetë e pranishme në zonat malore dhe në Tiranë. Ky informacion vjen nga sinoptikania e Meteoalb, Adiola Bani.

Lexo Edhe:

E pyetur a përjashtohet në ditët në vijim të kemi borë në Tiranë, Bani tha se “reshjet e shiut do jenë në pjesën më të madhe të territorit e zonat e thella malore do kenë reshje bore”, kjo për shkak të rritjes së temperaturave.

Ajo bën të ditur se në zonat malore, termometri për ditën e sotme nuk zbriti më poshtë se minus 7 ndërsa në zonat e ulëta temperaturat ishin nga 2 deri në 5-6 gradë.

“Kjo rritje do vijojë gjatë të enjtes, të premtes, e kryesisht gjatë fundjavës. Ajo që duhet theksuar nga sot e deri në fund të javës që pas motit të kthjellët kemi rikthim vranësirash e reshje shiu. Sot do të jenë të izoluara në skaje të vendit, veri e jug, por nga e enjtja në orët e vona të mbrëmjes e fundjava do sjellë reshje, ndërsa në zonat malore presim reshje dëbore”, tha Bani.