Boksierët kosovarë po përgatiten në Durrës para turneve të shumtë - Gazeta Express
string(65) "boksieret-kosovare-po-pergatiten-ne-durres-para-turneve-te-shumta"

Boksierët kosovarë po përgatiten në Durrës para turneve të shumtë

Sporte tjera

Gazeta Express

14/01/2021 16:00

Boksierët kosovarë po i vazhdojnë përgatitjet në Shqipëri, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Boksierët e Kombëtares së Kosovës, përfshirë këtu seniorët dhe të rinjtë 17 e 18 vjeçarë po përgatiten në Durrës para turneve dhe garave të shumta që i presin ata.

Federata e Boksit të Kosovës vlerëson se këto përgatitje janë të mirëseardhura për boksierët para garave ndërkombëtare.

Përgatitjet po zhvillohen nga tri herë në ditë, gjithnjë duke i respektuar këshillat e dala nga MSH, MKRS dhe IKSHP dhe gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5m – 2m.

Më poshtë mund t’i shihni garat në të cilat do të marrin pjesë boksierët e Kosovës, të publikuara nga FboxK:

1. Turneu ndërkombëtar “Bocskai Istvan Memorial” për seniorë në Debreceni (Hungari) 07-13 Shkurt 2021;

2. Turneu ndërkombëtar “Pavarësia” Prishtinë 13 Shkurt 2021;

3. Turneu ndërkombëtar “Adriatic Pearl” për të rinj (youth) në Budva (Mali i Zi) 16-22 Shkurt 2021;

4. Turneu ndërkombëtar “Strandja” për seniorë djem dhe vajza në Sofje (Bullgari); 21-28 Shkurt 2021;

5. Kampionati Ballkanik për seniorë djem dhe vajza në Zagreb (Kroaci);

6. Turneu ndërkombëtar “Istambul Bosphorus ” për seniorë djem dhe vajza në Stamboll (Turqi) 07-12 Mars 2021. /Gazeta Express/