Tre tituj të boksit vendosen nesër në Pejë, T7 me transmetim të drejtpërdrejt - Gazeta Express
string(76) "tre-tituj-te-boksit-vendosen-neser-ne-peje-t7-me-transmetim-te-drejtperdrejt"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/12/2020 22:39

Tre tituj të boksit vendosen nesër në Pejë, T7 me transmetim të drejtpërdrejt

Sporte tjera

Gazeta Express

26/12/2020 22:39

Televizioni T7 e transmeton të dielën drejtpërdrejt ngjarjen e madhe të boksit

Kosova do të jetë arenë e boksit ndërkombëtar këtë fundjavë.

Lexo Edhe:

Në fakt, evenimenti “Kosovo Fight Night” do t’i mirëpresë boksierët e njohur të boksit profesionist.

Ata përmes tri meçeve do të garojnë në versionin UBF të karakterit interkontinental dhe internacional.

Ky spektakël boksi do të mbahet të dielën në Pallatin e Sporteve “Karagaçi” në Pejë duke filluar nga ora 16:30.

Meçi kryesor do jetë ai i kategorisë së rëndë me peshë deri 90 kg, ku takohen Labinot Xhoxhaj kundër hungarezit Tomas Lodi.

Meçe interesante dhe për titull internacional zhvillohen edhe ndërmjet Edmond Zefit kundër Zoltan Szabos dhe Aaron Molli nga Zvicra kundër Hamza Wanderas nga Uganda.

Në program do të jenë dhe dy duele tjera profesionale.

Duhet cekur se, për shkak të pandemisë COVID-19, ky eveniment do të mbahet pa praninë e shikuesve.

Të gjitha meçet nga ora 16:30 do të mund t’i përcillni ekskluzivisht drejtpërdrejt në Televizionin T7 me komentimin e Agim Kasapollit. /GazetaExpress/