Reagon Hoti pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje: Qytetarët dhe bizneset do ta ndiejnë përkrahjen e Qeverisë - Gazeta Express
string(107) "reagon-hoti-pas-kalimit-te-ligjit-per-rimekembje-qytetaret-dhe-bizneset-do-ta-ndiejne-perkrahjen-e-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 14:38

Reagon Hoti pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje: Qytetarët dhe bizneset do ta ndiejnë përkrahjen e Qeverisë

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 14:38

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi në Kuvend të Kosovës ka kaluar Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Gazeta Express.

Hoti në Facebook ka shkruar se iu është mirënjohës të gjithë deputetëve që kanë votuar pro.

Lexo Edhe:

Ai thotë se qytetarët dhe bizneset do ta ndiejnë përkrahjen direkte të Qeverisë.

“U jam mirënjohës dhe u falënderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.

Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndiejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #COVID19”, ka shkruar Hoti.