Koeman i do Messin dhe Neymarin për sezonin e ardhshëm, i reagon Tusquetsit për shitjen e Leos - Gazeta Express
string(93) "koeman-i-do-messin-dhe-neymarin-per-sezonin-e-ardhshem-i-reagon-tusquetsit-per-shitjen-e-leos"

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 14:15

Koeman i do Messin dhe Neymarin për sezonin e ardhshëm, i reagon Tusquetsit për shitjen e Leos

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 14:15

Më të mirët duhet të jenë në Barcelona dhe ku ka më të mirë se Lionel Messi dhe Neymar Junior?

Ronald Koeman ka dhënë sinjale se i mbështet fuqishëm deklaratat e Neymar se do të dëshironte që të luante nga sezoni i ardhshëm sërish me Lionel Messin.

Lexo Edhe:

Raportohet se diçka e tillë mund të ndodhë në PSG, e jo në Barcelona, por Koeman shpreson t’i ketë te Barça.

“Neymar? Si klubet duhet të tentohet që të sillen më të mirët këtu. Si klub, si trajner, të gjithë duam t’i kemi këtu lojtarët më të mirë në botë”, u përgjigj Koeman.

Ai foli edhe për deklaratat e Carles Tusquets, udhëheqësit në detyrë të postit të presidentit të Barcelonës, që tha se “do ta shisja Messin për të fituar ekonomikisht”.

“Nuk dua të ndërhyjë për gjithçka që komentohet këtu, por fjalët e tij nuk na ndihmojnë. Messi është ai që do të vendosë vet të ardhmen dhe shpresoj të qëndrojë këtu”. /Gazeta Express/