Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është shëruar nga COVID-19, shkruan Gazeta Express.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Bajrami përmes një njoftimi në Facebook, ku tha se ka pasur disa probleme shëndetësore dhe është trajtuar nga mjekët e Klinikës Infektive.
“ I falënderoj gjithë mjekët që janë kujdesur për mua dhe që kujdesen për çdo ditë për qytetarët e Republikës. Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ligjet me rëndësi për jetën e gjithë qytetarëve duhet të na bashkojnë të gjithëve. E falënderoj secilën deputete dhe secilin deputet për votën që do ta japin sot”, ka shkruar Bajrami.
Sot do të mbahet seanca ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike. /Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...