Lebron do ta mbyllë karrierën te Lakers? - Gazeta Express
string(60) "lebron-do-ta-mbylle-karrieren-te-lakers-rinovon-deri-ne-2023"

Lebron do ta mbyllë karrierën te Lakers?

Basketboll

Gazeta Express

03/12/2020 15:35

Mbreti James shumë pranë rinovimit me Los Angles Lakers. Pasi ndihmoi franchise-n kalifornian për t’u barazuar në krye të listës së skuadrave më të suksesshme të historisë së NBA me Boston Celtics LeBron James bëhet gati për të shtyrë qëndrimin në Qytetin e Ëngjëjve.

Më datën 30 dhjetor Mbreti James do të festojë 36-vjetorin dhe veterani nga Ohio padyshim ka një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit të përë për Lakers, pas një plot një dekade. Sulmuesi nga Akroni ia doli mbanë për të kthyer trofeun Larry O’Brien në këtë pjesë të Kalifornisë për herë të parë që nga viti 2010 dhe në tentativën e tij të dytë, sepse sic dihet në vitin e tij të parë me fanellën e “liqenorëve”, pra në sezonin 2018-19 Los Angeles Lakers dështuan për t’u kualifikuar për në fazën play off.

Lexo Edhe:

Nga sa mësohet nga shtypi amerikan LeBron James është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje 2-vjecare me ekipin kryesor të Los Angles-it. Sulmuesi veteran pritet të rinovojë për dy sezone, duke i shtuar në këtë mënyrë llogarisë së tij të majme edhe 85 milionë dollarë të tjera. Rich Paul që konsiderohet si një ndër menaxherët më të zotë dhe me më shumë influencë në gjithë NBA konfirmoi se palët kanë rënë dakord, për të zgjatur akoma edhe më shumë kontratën. Menaxheri i LeBron-it deklaroi për rrjetin ESPN se kontrata e re e Mbretit James do të përfundojë në edicionin 2022-23, sezon që do të jetë I 20 për veteranin nga Ohio në NBA. Pra, sipas parashikimeve LeBron do të shndërrohet në një lojtar të lirë pikërisht në vitin kur Bronny djali i tij 16-vjecar do të mbushë 19 dhe do të përfundojë shkollën e mesme, duke qenë gati për të zbarkuar në National Basketball Association.

Në 11 tetor në Orlando Bubble LeBron udhëhoqi Lakers në triumfin përfundimtar 4-2 ndaj Miami Heat dhe Mbreti James u shpall MVP, duke u vlerësuar me cmimin e lojtarit më të vlefshëm të finaleve. Ashtu si Robert Horry, që ka triumfuar me Houston Rockets, Los Angeles Lakers dhe San Antonio Spurs edhe LeBron James ia del mbanë kështu për t’u kurorëzuar me titullin në NBA me tre skuadra të ndryshme, dy me Miami Heat në vitet 2012 e 2013 si dhe një tjetër në vitin 2016 me Cleveland Cavaliers. Duke lënë mënjanë përfitimet e tjera nga imazhi apo sponsorizimet e ndryshme në mesin e vitit 2023 LeBron do të prekë shumën e 435 milionë dollarëve, shifër që përfaqëson paratë e fituara nga 35-vjecari nga Akroni gjatë gjithë karrierës së tij të lavdishme.

Lakers do ta fillojnë aventurën e tyre për mbrojtjen e titullit pikërisht në derbin e Qytetit të Los Angeles-it me Clippers, me takimin hapës të sezonit 2020-21 që do të zhvillohet në Staples Center në datën 22 dhjetor. Menaxheri I përgjithshëm I ekipit dhe zëvendëspresidenti I franchise-t kalifornian Rob Pelinka është përpjekur me të gjitha forcat për ta përforcuar akoma më shumë skuadrën e “liqenorëve”. Te Lakers sivjet janë afruar me radhë Dennis Schroder, Wesley Mattheës, Montrezl Harrell, Alfonzo McKinnie dhe Marc Gasol. LeBron James deklaroi për podcast-in “Road Trippin” se Lakers i kanë të gjitha mundësitë për ta mbrojtur me sukses titullin, e në fakt për hir të së vërtetës edhe bookmakers-at i kuotojnë “liqenorët” si favoritët kryesorë për të triumfuar sërish, kështuqë pse jo Mbreti James mund të fillojë të mendojë se në cilin gisht do të vendosë unzazën e titullit të tij të pestë në karrierë. /SS/