Kane në dyshim për ndeshjen kundër Arsenalit - Gazeta Express
string(44) "kane-ne-dyshim-per-ndeshjen-kunder-arsenalit"

Kane në dyshim për ndeshjen kundër Arsenalit

Futboll

Gazeta Express

02/12/2020 19:20

Trajneri portugez, Jose Mourinho, shpreson që anglezi të rikuperohet nga një lëndim i lehtë në këmbë që e mori gjatë ndeshjes kundër Chelsea

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është duke pritur vërdiktin e mjekëve në lidhje me Harry Kane, i cili mund të mungojë në derbin kundër Arsenalit në vikend.

Lexo Edhe:

Kane ka luajtur një rol të rëndësishëm për Tottenhamin, ku skuadra nga kryeqyteti ka pasur një sezon të mirë.

27 vjeçari ka shënuar shtatë gola në 10 paraqitje, derisa ka bërë edhe nëntë asiste, duke ndihmuar Mourinhon që të këtë gjashtë fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje në 10 ndeshje.

Mourinho ka konfirmuar në konferencën për shtyp që Kane, Carlos Vinicius dhe Sergio Reguilon i janë bashkuar Erik Lamelës në listën e të lënduarve.

“Ata janë të lënduar. Lëndimi i Lamelas është një lëndim tri javor deri në një muaj. Nuk besoj që do të këtë mundësi të luajë në vikend”, tha ai për gazetarët. “Harry, Vinivius dhe Sergio kanë mundësi të luajnë në vikend”.

I pyetur nëse lëndimi i Kane është mjaftueshëm serioz që ai ta humbet derbin e Londrës, Mourinho u përgjegj: Nuk mund të ua tregoj juve natyrën e lëndimit..

“Mendoj që ai ka mundësi të mira për të luajtur kundër Arsenalit. Mendoj se ai do të luajë. Kjo është një ndjenjë e imja”.

Kane ka një rekord të jashtëzakonshëm kundër Arsenalit, ku ka shënuar 10 gola kundër rivalit lokal të Spurs në 11 paraqitje në Premier Ligë. /GazetaExpress/