Plagosi të fortin e Elbasanit, 'Vis Korçarin', del foto dhe shpallet në kërkim autori Migert Qosja - Gazeta Express
string(94) "plagosi-te-fortin-e-elbasanit-vis-korcarin-del-foto-dhe-shpallet-ne-kerkim-autori-migert-qosja"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 20:16

Plagosi të fortin e Elbasanit, ‘Vis Korçarin’, del foto dhe shpallet në kërkim autori Migert Qosja

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 20:16

Para disa ditësh një nga ngjarjet që shqetësoi banorët e Elbasanit ishte përplasja me armë zjarri dhe plagosja e Elvis Çaushllari.

Prokuroria dhe policia e Elbasani kanë nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë ndaj 1 ose më shumë personave.

Lexo Edhe:

Personi i shpallur në kërkim është 25 vjeçari  Migert Qosja i cili besohet se është njeriu që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Elvis Çaushllarit ose siç njihet ndryshe në zonë me nofkën “Vis Korçari”. Çaushllari është anëtar i një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit. Për kapjen e Qosjas janë realizuar dhjetëra kontrolle në banesa, por të gjitha kanë qenë pa rezultat.

Nga ana tjetër edhe personi që ka mbetur i dëmtuar në këtë ngjarje Ervis Çaushllari rezulton të ketë qëlluar me armë zjarri, thotë policia, pasi brenda në makinën tip “Mazda” që ai drejtonte, është gjetur një gëzhojë pistolete. Ndërsa gëzhoja tjetër e armës, është gjendur dhe sekuestruar në tokë. Policia dhe prokuroria, thonë se kanë analizuar pamjet filmike dhe të shtënat e para mësohet se kanë ardhur nga Elvis Çaushllari dhe mandej është kundërpërgjigjur pala tjetër. Si Çaushllari dhe Qosja, janë konfliktuar fillimisht fizikisht me njëri-tjetrin, pastaj i kanë drejtuar armët.

Pas të shtënave me armë të dy janë larguar me shpejtësi, ku Çaushllari me një automjet tip “Golf 5”, është nisur drejt Traumës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas arrestuar nga policia. Për këtë ngjarje, veç Elvis Çaushllarit, i cili tashmë ndodhet në burg, janë arrestuar dhe mbyllur në qeli dhe dy persona tjerë, që ishin në makinë me Migert Qosjan, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, të cilët akuzohen për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.