“Një maskë blihet 3 herë më shtrenjtë”, PD: Qeveria po pranon vjedhjen në kohë pandemie - Gazeta Express
string(83) "nje-maske-blihet-3-here-me-shtrenjte-pd-qeveria-po-pranon-vjedhjen-ne-kohe-pandemie"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 15:06

“Një maskë blihet 3 herë më shtrenjtë”, PD: Qeveria po pranon vjedhjen në kohë pandemie

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 15:06

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri theksojë se qeveria ka blerë pajisje mbrojtëse anti-koronavirus me çmim tre herë më të lartë se normalisht, ndërsa vë në dukje se kanë kaluar dy ditë që nga denoncimi i tyre dhe ende nuk kanë marrë një reagim.

Pampuri shprehet se edhe pse në kohë pandemie, qeveria e ka vëmendjen për të përfituar tenderin e radhës.

Lexo Edhe:

“1 maskë mbrojtëse kushton 3 herë më shtrenjtë. Një palë çizme plastike blihen me trefishin e çmimit, sepse qeveria në ikje e Edi Ramës është e babëzitur për të zhvatur deri tek mjetet që mbrojnë mjekët dhe stafin shëndetësor.”

Më tej, Pampuri deklaroi se me 3 milionë euro, që sipas saj ishte edhe oferta më e lartë, mund të ishin blerë pajisje mbrojtëse te paktën edhe për 3 spitale të tjerë rajonalë dhe “njerëzit e sëmurë nuk kishin pse prisnin ambulancave për një shtrat.”

Sipas PD, heshtja e qeverisë, heshtja e Ministrisë së Shëndetësisë do të thotë se ata kanë dijeni, “e pranojnë dhe e nxisin vjedhjen e shqiptarëve edhe në këtë kohë të vështirë.”

Deklarata e plotë e Orjola Pampurit

Të dashur qytetarë.

Sot mijëra e mijëra prej jush jetoni në vështirësi ekonomike, në luftë për mbijetesë, të papunë, me pak të ardhura.

Shumë prej jush po përballeni edhe me vështirësitë për të marrë ilaçet anti-Covid. Të tjerë enden oborreve të spitaleve covid, duke pritur me orë të tëra në autoambulanca me shpresën që do të lirohet një shtrat.

Spitale me kapacitete drejt ezaurimit, ende asnjë masë për të hapur pavionet covid në spitalet rajonalë e për të siguruar stafin e trajnuar apo aparaturat e domosdoshme.

Por ky realitet i vështirë, jeta dhe shëndeti i qytetarëve nuk janë prioriteti i parë për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Kryemiinstri dhe qeveria në ikje kanë si shqetësim kryesor përfitimin, pasurimin në kurriz të shqiptarëve të një grushti njerëzish.

Klanet brenda qeverisë po luftojnë njëri-tjetrin se kush do të gllabërojë tenderin e radhës.

Në kohë pandemie, kur vëmendja e gjthë botës është tek shëndeti i qytetarëve, në Shqipëri vëmendja është se në ç’mënyrë qeveria do ta shfrytëzojë pandeminë për të përfituar nga tenderi i rradhës.

Prej dy ditësh ne kemi bërë publik një rast flagrant të abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve në emër të pandemisë, por qeveria vazhdon të heshtë.

Kanë blerë pajisje anticovid me vlerë 3 herë më të lartë, duke skulifikuar ofertat e tjera që ofroninntë njëjtin shërbim me 1 milion euro.

1 maskë mbrojtëse kushton 3 herë më shtrenjtë. Një palë çizme plastike blihen me trefishin e çmimit, sepse qeveria në ikje e Edi Ramës është e babëzitur për të zhvatur deri tek mjetet që mbrojnë mjekët dhe stafin shëndetësor.

Me 3 milionë euro, e cila ishte edhe oferta më e lartë, mund të ishin blerë pajisje mbrojtëse te paktën edhe për 3 spitale të tjerë rajonalë dhe njerëzit e sëmurë nuk kishin pse prisnin ambulancave për një shtrat.

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit që qeveria të reagojë dhe të ndalë dorën e hajdutërisënë këtë situatë të rëndë?! Çfarë ka më skandaloze sesa kaq, që qeveria injoron qytetarët e saj rhe nuk u thotë pse 1 maskë mbrojtëse për mjekët blihet 3 herë më shtrenjtë?

Heshtja e qeverisë, heshtja e Ministrisë së Shëndetësosë, heshtja e Edi Ramës që kontrollon gjithçka do të thotë se ata kanë dijeni, e pranojnë dhe e nxisin vjedhjen e shqiptarëve edhe në këtë kohë të vështirë.

Na duhet ta ndryshojmë këtë realitet. Qytetarët nuk janë për t’u injoruar dhe për t’u trajtuar me përbuzje!

Babëzinë, pandjeshmërinë dhe arrogancën e pushtetit do ta largojmë më 25 Prill.

Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për interesin e tyre!