Ylli një fitore larg finales, Peja kërkon barazimin e serinë gjysmëfinale të “Play Off-it” - Gazeta Express
string(87) "ylli-nje-fitore-larg-finales-peja-kerkon-barazimin-e-serine-gjysmefinale-te-play-off-it"

Basketboll

Gazeta Express

30/04/2024 16:26

Ylli një fitore larg finales, Peja kërkon barazimin e serinë gjysmëfinale të “Play Off-it”

Basketboll

Gazeta Express

30/04/2024 16:26

Të mërkurën mbrëma, skuadra e Golden Eagle Yllit synon që të arrijë fitore dhe ta sigurojë finalen e madhe të “Play Off-it” në elitën e basketbollit kosovar.

E në krahun tjetër, Peja kërkon ta marr fitoren e dytë rresht dhe ta barazojë serinë dhe gjithçka të vendoset në fushën e saj.

Lexo Edhe:

Momentalisht, Ylli ka avantazhin 2:1 në seri. Suharekasit e nisën tejet mirë serinë gjysmëfinale të Superligës, duke i fituar dy ndeshjet e para, një si mysafir, e një si vendas, shkruan Gazeta Express.

Por, sfida e fundit e cila u zhvillua shtunën e kaluar i takoi pejanëve.

Kështu, ekipi i cili arrin tri fitore kalon në finalen e madhe, atje ku e pret Trepça që ishte dominuese ndaj Sigal Prishtinës 3:0 në seri.

Sezonin e rregullt, Peja e mbylli në pozitën e dytë me 19 fitore e nëntë humbje, njëjtin bilanc e pati edhe Ylli që përfundoi i treti.

Për shkak se përfundoi në vendin e dytë, Peja pushoi në çerek finale, kurse Ylli u përballë me Bashkimin, që e eliminoi 2:0 në seri.

Në sezonin e rregullt, në ndeshjet direkte, Peja ishte dominuese duke fituar tri përballje, kurse një i takoi Yllit.

Ndeshja mes Golden Eagle Yllit e Pejës zhvillohet të mërkurën dhe nis nga ora 19:00.