Flet 20- vjeçari që vrau pronarin në Greqi, “Nuk më dha 200 eurot, kam nënën dhe 3 motra në shtëpi - Gazeta Express
string(94) "flet-20-vjecari-qe-vrau-pronarin-ne-greqi-nuk-me-dha-200-eurot-kam-nenen-dhe-3-motra-ne-shtepi"

Flet 20- vjeçari që vrau pronarin në Greqi, “Nuk më dha 200 eurot, kam nënën dhe 3 motra në shtëpi

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 14:22

Ditën e sotme u raportua arrestimi nga Policia greke e një 20-vjeçari shqiptar, i cili ka goditur me sende të forta, ku me pas e ka lyer me vodka dhe ka djegur trupin e pronarin e një hoteli të njohur në Santorini.

Kujtojmë që bëhet fjalë për 69-vjeçarin Nikos Halaris, për të cilin i riu tha se nuk i kishte dhënë 200 euro nga puna e kryer.

Lexo Edhe:

“Unë vij dhe punoj me sezone këtu. Kam nënën dhe tre motra në shtëpi. Me punën që bëj mbaj edhe ato me para. Nuk më dha 200 eurot që duhej të më paguante prandaj ndodhi gjithçka”, u shpreh 20- vjeçari shqiptar para policisë sipas mediave greke, ndërsa më tej ai shpjegon se si ndodhi përplasja, që çoi në atë situatë ngjarjen.

“Shkova t’i kërkoj paratë por ai nuk m’i jepte dhe mori një shishe uiski për të më qëlluar, unë ia mora shishen dhe u përleshëm”, qartëson i riu.

Në vijim, sipas policisë greke, 20-vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka goditur disa herë 69-vjeçarin duke e lënë pa ndjenja në zyrën e tij. Më pas ka lyer trupin me vodka duke i vënë zjarrin për të zhdukur gjurmët.