Nuk i dha paratë, 20- vjeçari shqiptar lyen me vodka dhe i vë zjarrin pronarit të hotelit në Greqi - Gazeta Express
string(96) "nuk-i-dha-parate-20-vjecari-shqiptar-lyen-me-vodka-dhe-i-ve-zjarrin-pronarit-te-hotelit-ne-greqi"

Nuk i dha paratë, 20- vjeçari shqiptar lyen me vodka dhe i vë zjarrin pronarit të hotelit në Greqi

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 10:21

Policia greke ka vënë në pranga një 20- vjeçar me origjinë nga Shqipëria me akuzën e vrasjes së një pronari hoteli në ishullin e famshëm Santorini.

Mediat fqinje raportojnë se 20- vjeçari shqiptar fillimisht goditi me një send të fortë pronarin e hotelit duke e shtrirë në tokë, më pas i hodhi vodka në trup duke i vënë zjarrin në fund.

Lexo Edhe:

Dyshohet se i riu shqiptar e goditi punëdhënësin grek për shkak se ky i fundit nuk i kishte paguar 200 euro, për të cilat i detyrohej.

69-vjeçari Nikos Halaris u gjet i pajetë, gjysmë i djegur disa minuta më pas në ambientet e hotelit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë duke tmerruar Greqinë për mënyrën si ndodhi krimi, por verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë bëri që policia të shkojë tek autori i dyshuar i ngjarjes.